Jemini tregon bisedën: I thashë që të vërshëllente njëherë arbitri

Futboll

Jemini tregon bisedën: I thashë që të vërshëllente njëherë arbitri

Më: 21 maj 2024 Në ora: 11:46
Lorenc Jemini

Lorenc Jemini ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”, ku dha një koment sa i përket gjysmëfinales së Final Four mes Egnatias dhe Vllaznisë. Gjithashtu Jemini ktheu një përgjigje edhe për teoritë konspirative që tregonin se ky titull do t’i jepej Vllaznisë.

“Ndeshja Egnatia-Vllaznia tregoi që Egnatia ka ekipin më të mirë në Shqipëri. Vllazninë nuk e diskutoi për asnjë moment, ndeshja mund të kishte dalë 5-1, 4-1, vetëm 0-0 nuk duhej të kishte dalë. Vllaznia kishte vetëm një rast sporadik me Balajn dhe kaq. Ranë edhe këto aludimet, bisedat e kafeneve, se kampionatin do ta merrte Vllaznia, se vajti kryeministri piu kafe.

Unë e kisha biletën te tifozët e Vllaznisë, atje e kishte marrë një miku im. Dhe me shaka i them disa tifozëve të Vllaznisë që ishin aty dhe që po qeshnin. I thashë: “A mund të bëjmë një pakt?”

Prisni të paktën sa të vërshëllej arbitri, ta japi faull dhe pastaj filloni me të sharat ose jo, por prisni të vërshëllej arbitri njëherë, se ju po e shani pa marrë akoma një vendim”, tha Jemini..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat