Lojtari nga Mali rrezikon dënim maksimal

Futboll

Lojtari nga Mali rrezikon dënim maksimal

Më: 21 maj 2024 Në ora: 11:56
Mohamed Camara

Java e fundit e Ligue 1 në Francë duhej të ishte kthyer në një festë për Monaco që triumfoi në shtëpi 4-0 ndaj Nantes dhe ia doli që të siguronte një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League.

Mirëpo, në Principatë nuk po flitet për arritjen e skuadrës, por për gjestin e lojtarit nga Mali, Mohamed Camara.

Ky i fundit, u shfaq hapur kundër fushatës të nisur nga Federata në lidhje me mbështetjen për komunitetin LGBTQ+.

Camara, fillimisht nuk iu bashkua fotos së shokëve të tij në mbështetje të këtij komuniteti, ndërsa më pas u vu re që në bluzën e tij stema me ngjyrat e LGBTQ+, ishte mbuluar nga pullë e bardhë.

Pas ndeshjes, reagoi Ministrja e Sportit në Francë, Amélie Oudéa-Castéra, që kërkoi dënim maksimal për lojtarin, por edhe për klubin e Monaco. Në fakt, trajneri i Monaco, Adi Hutter u shpreh i qartë në lidhje me këtë temë duke theksuar se Camara nuk përfaqësoi qëndrimin e klubit, por vetëm veten e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat