Finalja me Egnatian e fundit për Xhulio Skukën?

Futboll

Finalja me Egnatian e fundit për Xhulio Skukën?

Më: 21 maj 2024 Në ora: 11:58
Skuka

Do të jetë një merkato e gjatë për Partizanin.

Klubi i kuq ka një sërë çështjesh për të zgjidhur duke filluar nga rinovimet emergjente me lojtarët në skadencë kontrate si dhe me hyrje-daljet në treg.

Një situatë e paqartë mbetet e ardhmja e Xhuliano Skukës.

Sulmuesi u huazua nga Metz për 6 muaj në janar dhe duhet të rikthehet në Francë pas përfundimit të këtij sezoni. Me klubin francez ka një kontratë deri në qershor të 2025, por Metz nuk dëshiron ta mbajë.

Finalja me Egnatian më 26 maj do të jetë ndeshja e fundit e 25-vjeçarit me fanellën e ‘Demave’.

Tifozët e kanë të preferuar, trajneri Shehi e pëlqen, drejtuesit poashtu, por qëndrimi i tij nuk është kaq i lehtë sa duket. Metz e bleu për një shifër rekord prej 1.4 milionë eurosh dhe mbetet të shihet nëse do të ketë ulje drastike vetëm për ta larguar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat