Dinamo “blindon” edhe zëvendësuesin e Albion Markut

Futboll

Dinamo “blindon” edhe zëvendësuesin e Albion Markut

Më: 21 maj 2024 Në ora: 11:59
Dinamo

Dinamo nuk ka kohë për të humbur dhe ka nisur prej ditësh punën pë rpërforcimin e skuadrës për sezonin e ri.

Edhe pse duhen edhe pak ditë për t’u hapur zyrtarisht merkatoja, te “Blutë” po bëjnë gati gjithçka për të qenë në kohë me transferimin e lojtarëve.

Kështu drejtuesit e “Nëndetëses” kanë arritur arkordin me “Këpucën e Artë” të Kategorisë së Parë. Itodor Peter Mandella do të jetë përforcimi i parë i Dinamos në merkato. Më transferimin e sulmuesit të Luzit, “Blutë” sigurojnë golat për sezonin e ri.

Por jo vetëm kaq, pasi drejtuesit kanë mundur të rinovojnë kontratën edhe më një nga titullarët e ekipit. Bëhet fjalë për Jorgo Meksin, i cili u bo pjesë e dinamovitëve në merkaton e dimrit. Atëherë palët firmosën kontratë për 6 muaj me të drejtë rinovimi edhe 1 vit tjetër dhe kështu ka ndodhur.

Mbrojtësi i djathtë do të jetë një element kyç në formacionin e “Bluve” në sezonin e ardhshëm dhe pas largimit të Albion Markut pritet të jetë titullarë. Kujtojmë se nga Dinamo janë larguar disa futbollistë.

Përveç Markut të larguarit e tjerë janë Behiratçe, Bardhi, Allmuça, Danaj dhe Smaçi. Gjithashtu pritet që edhe Rexhepi dhe Vila të ndjekin të njëjtën rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat