Kastrioti humbet goleadorin

Futboll

Kastrioti humbet goleadorin

Më: 21 maj 2024 Në ora: 12:13
Kapllani

 Kastrioti e siguroi mbijetesën në minutat e fundit të sezonit.

Meritë në këtë sukses ka edhe sulmuesi Dejvid Kapllani, i cili shënoi 14 gola në pjesën e dytë të sezonit.

Sulmuesi u afrua te krutanët në merkaton e dimrit, ku erdhi nga Fushë-Kosova. 22-vjeçari rezultoi një goditje në shenjë për Kastriotin, që e kishte vuajtur shumë mungesën e golit.

Pas realizimit me sukses të misionit me krutanët, “Panorama Sport” mëson se aventura e Kapllanit te Kastrioti ka përfunduar dhe sulmuesi ka dalë lojtar i lirë.

Periudha me krutanët i ka shërbyer sulmuesit durrsak si një trampolinë për vazhdimësinë e karrierës së tij. Me gjysmë sezoni në Kategorinë e Parë, Kapllani u rendit në listën e golashënuesve më të mirë. Ai e mbylli me 5 gola larg Mandelës së Luzit, që me një sezon të plotë dhe me tre gola në javën e fundit u shpall “Këpuca e Artë” e Kategorisë së Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat