De Rossi ndryshon

Futboll

De Rossi ndryshon

Më: 21 maj 2024 Në ora: 12:29
Daniele De Rossi

Daniele De Rossi është në krye të prjektit për Romën e sezonit të ardhshëm.

Jo më kot trajnerit 40-vjeçar dhe drejtorit sportiv, Ghisolfi iu dhurua nga drejtuesit një kontratë trevjeçare.

Dyshja do të bashkëpunojë ngushtë për merkaton e verës me De Rossin që ka dhënë “dritën jeshile” për të larguar disa prej titullarëve të cilët nuk kanë justifikuar besimin e klubit dhe vlerën e shpenzuar për ta.

Në listë është edhe emri i Romelu Lukakut, për të vazhduar me të huazuarit si Kristensen, Azmoun e Renato Sanches që do të kthehen mbrapsht. De Rossi, kërkon nga ana tjetër lojtarë të rinj dhe të “uritur” për Romën e tij, tipi i Frimpong i Leverkusen apo Chiesa. Ndërsa, De Rossi nuk do të ishte kundër edhe për afrime të tipit Baldanzi, lojtar i vitit 2003 dhe që kushtoi 10 milionë euro.

Në këtë formë, në rast se gjithçka shkon sipas planit, De Rossi synon t’i sjellë Romës rezultate në fushë, por edhe jashtë saj pasi pretendon që nga të tilla goditje “low cost”, klubi të mund të përfitojë financiarisht në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat