Ja ku e rreshtojnë Granit Xhakën, nesër ka sfidën jetike

Futboll

Ja ku e rreshtojnë Granit Xhakën, nesër ka sfidën jetike

Më: 21 maj 2024 Në ora: 12:41
Granit Xhaka

Granit Xhaka me Bayer Leverkuseni me padurim e presin finalen e nesërme të Europa League, ku përballen me Atalantën.

Përballja luhet në orën 21.00, ku është ballafaqim mes shqiptarëve, Xhaka me Bayerin dhe Berat Gjimshiti me Atalantën.

Duhet theksuar se përfaqësuesi zviceran i dha fund eksperiencës angleze me Arsenalin për t’u rikthyer në kampionatin gjerman.

Shumëkush e kritikoi veteranin e mesfushës, duke konsideruar se e kishte bërë një hap prapa në karrierë pasi e la atë që konsiderohet si liga më e fortë në botë – Premierligën.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Baselit i heshti kritikët duke e marrë në dorë ekipin e Bayer Leverkusenin.

Xhaka tani është në ekipin ideal të vitit në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat