I pakënaqur në Bundesligë

Futboll

I pakënaqur në Bundesligë

Më: 21 maj 2024 Në ora: 13:03
Harry Kane

Duket se “mallkimi” po vazhdon edhe në Bundesliga, pavarësisht prestigjizit të fanellës, që mban mbi shpatulla.

Harry Kane nuk po kalon kohën më të mirë te Bajern Munihu e për ta “rregulluar” duket se mendojnë “Blutë” e Çellsit, të cilët duan të rikthejnë sërish “bomberin” anglez, në Premier Ligë.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave britanike, bordi i “Londinezëve” po monitoron situatën e qendërsulmuesit anglez te “Bavarezët” me shpresën për të shfrytëzuar pakënaqësinë e tij, për t’i hapur sërish dyert e futbollit anglez këtë verë, me ish-“yllin” e Tottenham, që nuk ka arritur të përshtatet në Bavari.

Kejn nuk është i lumtur pavarësisht 37 golave dhe 12 asistimeve të realizuara në 35 paraqitje sezonale, prandaj ideja e Çellsit është të hyjë në një negociatë të mundshme me “Uraganin”, që konsiderohet si numri 9 ideal për të zgjidhur problemet ofensive të trajnerit Poketinjo, i cili e “dashuron” stilin e lojës, së Kejnit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat