Gati 41 milionë euro

Futboll

Gati 41 milionë euro

Më: 21 maj 2024 Në ora: 14:14
Giorgi Mamardashvili

Newcastle kërkon më shumë garanci mes shtyllave për sezonin e ardhshëm dhe ka vendosur nën shënjestër portierin e Valencias, Giorgi Mamardashvili.

Gjeorgjiani, ka spikatur në sezonet e fundit dhe është shndërruar në një nga pikat kryesore të spanjollëve.

Megjithatë, anglezët po përgatisin një ofertë që shkon deri në 41 milionë euro për të bindur Valencian teksa portieri ka një kontratë me Valencian deri në vitin 2027.

Është trajneri i Newcastle, Eddie Howe i cili po shtyn drejtuesit drejt Mamardashvilit duke qenë se e vlerëson tej mase 23-vjeçarin.

Ky interesim duket se e “josh” edhe vetë gardianin për të nisur një aventurë në Premier League, teksa pritet që në ditët e ardhshme, klubet të nisin negociatat zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat