Ferdinand: Ten Hag duhet të shkarkohet

Futboll

Ferdinand: Ten Hag duhet të shkarkohet

Më: 21 maj 2024 Në ora: 14:30
Ten Hag

Sezoni i Manchester United mund të konsiderohet i dështuar, edhe pse “Djajtë e Kuq” e kanë edhe një shans të fundit për “buzëqeshur” paksa në fundin e tij. Bëhet fjalë për finalen e së dielës në FA Cup ndaj Manchester City, një sfidë e vështirë, por që United do të tentojë të marrë maksimumin.

Megjithatë, për një legjendë të klubit si Rio Ferdinand, edhe nëse United e fiton FA Cup, sërish fati i trajnerit Erik ten Hag është i vendosur me ish-mbrojtësin që beson se holandezi duhet shkarkuar.

“Sa më shumë e mendoj, aq më shumë bindem se nuk ka rëndësi nëse United fiton Fa Cup, trajneri Erik ten Hag nuk besoj se do të jetë në drejtimin e ekipit sezonin e ardhshëm.

Nuk po them që kjo është dëshira ime, por kjo është ajo që unë besoj se do të ndodhë.

FA Cup nuk do të ndryshojë asgjë. Por, e theksoj se nuk kam folur me askënd në klub, ky është thjesht një parashikim i imi”, u shpreh Ferdinand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat