De Boer: Serie A është shumë pranë Premier League

Futboll

De Boer: Serie A është shumë pranë Premier League

Më: 21 maj 2024 Në ora: 14:34
Frank De Boer

Frank De Boer nuk qëndroi gjatë te Inter, megjithatë ish-futbollisti holandez ka kujtime të bukura nga periudha e tij si zikaltër. Në një intervistë të fundit, De Boer shprehet se u gëzua për titullin që fitoi Inter ndërsa theksoi se sipas mendimit tij, Serie A dhe Premier League nuk kanë shumë diferenca.

“Inter u tregua fantastik, kanë luajtur shkëlqyeshëm dhe i dërgoj përgëzimet e mia trajnerit Inzaghi dhe stafit të tij. Jam i lumtur për tifozët e tyre, nuk qëndrova gjatë në Milano, por kam kujtime të bukura.

Jam krenar për atë aventurë pasi Inter është një nga klubet më të mëdha në botë. Objektivi Champions? I janë afruar, por nuk është e lehtë sepse atë trofe e duan të gjithë. Duhet të vazhdojnë në këtë rrugë.

Futbolli italian? Është shumë konkuruesm Serie A është një nga kampionatet më të forta ashtu si Gjermani, Spanja dhe Anglia. Mendoj se Serie A është shumë pranë Premier Leagues në këto vitet e fundit”, u shpreh De Boer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat