Finalja e FA Cup

Futboll

Finalja e FA Cup

Më: 21 maj 2024 Në ora: 15:05
Andre Onana

Mundësia e fundit që Manchester United ka të shkojë në Europë është fitorja në FA Cup.

“Djajtë e kuq” do të luajnë në finalen e Wembley ndaj Manchester City, në një ndeshje derbi që pritet të jetë mjaft e bukur dhe spektakolare.

Portieri kamerunas Andre Onana ka kohë që mendon për këtë sfidë, ku synon fitoren, që sipas tij do të ishe një dhuratë e bukur për tifozët. “Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë, të vazhdojmë të shtyjmë pasi sezoni s’ka përfunduar ende”, tha Onana.

“Na pret një ndeshje shumë e rëndësishme, për klubin, për tifozët, për mua dhe për shokët e mi.

Një finale e rëndësishme kështu që po mendojmë në lidhje me të.

Për fat të mirë do të rikthhet Lisandro Martinez, një lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe jemi të lumtur që e rishohim në fushë”, tha Onana.

Portieri, që debutoi këtë sezon me Manchester United, pret të tjerë rikthime nga dëmtimi: “Shumë të tjerë tashmë kanë filluar të stërviten, kështu që le të shpresojmë që ata të jenë të gjithë në Wembley të shtunën sepse ne kemi nevojë për të gjithë”.

“Kemi vuajtur shumë dëmtimet këtë sezon, ndaj kemi nevojë për të gjithë lojtarët, kemi nevojë për tifozët tanë sepse do të jetë ndeshje e vështirë. Shpresojmë në një fitore për t’ia shpërblyer tifozëve, pasi edhe ata kanë vuajtur bashkë me ne”, u shpreh Onana.

Duke folur për sezonin e tij të parë në Old Trafford, portieri kamerunas tha: “Ishte e vështirë për mua në fillim dhe të gjithë më kritikonin. Gjithsesi, u jam shumë mirënjohës atyre që më mbështetën.

Ne përfundojmë sezonin të shtunën në Wembley, do të jemi atje dhe do të luftojmë deri në fund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat