Grumbullim treditor i Kombëtares U19 në Kampin Nacional në Hajvali 

Futboll

Grumbullim treditor i Kombëtares U19 në Kampin Nacional në Hajvali 

Më: 21 maj 2024 Në ora: 15:10
Kombëtarja e Kosovës U19

Kombëtarja e Kosovës U19 ka nisur sot grumbullimin në kuadër të përgatitjeve për dy miqësoret kundër Shqipërisë, që do të zhvillohen në Rogozhinë, në stadiumin Egnatia Arena, më 6 dhe 9 qershor.

Grumbullimi do të zgjasë 3 ditë dhe do të zhvillohet në Kampin Nacional në Hajvali.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Adil Maliqi, ka në dispozicion në këtë grumbullim 23 futbollistë vendorë.

Ky grumbullim ka një rëndësi të veçantë për përzgjedhësin Maliqi, i cili do të shfrytëzojë këto ditë për të vlerësuar formën aktuale të futbollistëve dhe për të punuar në komponimin e ekipit për turnetë e ardhshme. Trajneri ka si synim të ndërtojë një ekip të fortë dhe konkurrues.

Futbollistët e përzgjedhur theksuan se këto grumbullime janë një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar lojën e tyre.

Më poshtë mund të ndiqni deklaratat e përzgjedhësit Adil Maliqi dhe të futbollistëve Aurel Limani dhe Endi Halili, të ftuar në këtë grumbullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat