Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Futboll

Vendimet e Komisionit të Garave të FFK-së

Më: 21 maj 2024 Në ora: 15:13
Foto ilustrim

Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 21.05.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 35-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 27-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024. Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:

VENDIME: Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 35-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 27-të të Raiffeisen Ligës së Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.

2. Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Ndaj: FC ”Llapi”. Motivi: Tifozët vendas prej fillimi dhe deri në përfundimin e ndeshjes ofendojnë në kor ekipin mysafir të Ballkanit, ndërkaq në minutat 1, 42 dhe 74, hedhin mjete piroteknike tymuese dhe shurdhuese në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Ballkani.

Ndaj: Lojtarit të FC ”Llapi”, Besar Musolli nr fan 23 dhe nr ID 020561M89. Motivi: Në min 95+ndërhyrje e rrezikshme në lojtarin kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton te kuq direkt.

Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Llapi-Ballkani, - njofton Komisioni i Garave i FFK-së, Abdyl Bellopoja, kryetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat