Ancelotti pranë largimit nga Reali

Futboll

Ancelotti pranë largimit nga Reali

Më: 21 maj 2024 Në ora: 16:56
Ancelotti

Davide Ancelotti mund të largohet nga stafi i drejtimit të Realit të Madridit.

Suksesi që Davide ka si ndihmës i të atit, Carlo, bën që shumë klube të jenë të interesuara për 34-vjeçarin.

Sipas asaj që raporton e përditshmja franceze L’ Equipe”, klubi i Reims e konsideron Ancelotti-n si zgjedhjen e duhur për të marrë drejtimin e skuadrës këtë verë, pas shkarkimit të trajnerit të tyre, Will Still.

Vetë Davide duke se është gati për një aventurë të re, tani si trajner i parë i një ekipi. Mbetet për t’u parë e ardhmja e ish-futbollistit italian. Ancelotti është aktivizuar shumë pak si lojtar profesionist, në ligat më të ulëta të futbollit apenin.

Vlen për t’u theksuar 2 vjet Ancelotti i luajti te të rinjtë e Milan-it. Reims e mbylli sezonin në Ligue 1 në vendin e nëntë, në kuotën e 47 pikëve, 4 pikë më pak se Lens që shkoi në Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat