Të gjithë në pritjes të finales së madhe mes Prishtinës dhe Ballkanit të Therandës.
Finalja e Kupës së Kosovës në futboll, luhet nesër (15.00) në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
“Nesër zhvillohet finalja e 30-të jubilare e Kupës së Republikës që nga viti 1993.
FC Prishtina e zhvillon finalen e 12-të duke e synuar trofeun e 9-të
Vetëm fitorja e dërgon Prishtinën në Evropë.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin "Rexhep Rexhepi" në Drenas, nga ora 15:00.
Tribuna jugore është e ndarë për tifozët tanë, "Plisat", ndërsa biletat për tribunen lindore shiten te stadiumi. Tribuna veriore është e rezervuar për tifozët rival, ndërsa tribuna perëndimore e rezervuar nga FFK
FC Prishtina për ndeshjen e nesërme është e kompletuar, nga lista e gjërë mungojnë vetëm Kreshnik Uka dhe Altin Gjokaj”, njofton FC Prishtina.