Sylvinho ditën e sotme ka marrë pasaportën shqiptare

Futboll

Sylvinho ditën e sotme ka marrë pasaportën shqiptare

Më: 21 maj 2024 Në ora: 17:44
Sylvinho - djathtas

Sylvinho ditën e sotme ka marrë pasaportën shqiptare..

Timonieri i Kombëtares është bërë shqiptar pak javë para startit të Euro 2024.

Por jo vetëm Sylvinho, por edhe ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva janë pajisur me pasaporta shqiptare.

Të 3 janë regjistruar si banorë në qytetin e Lushnjes, saktësisht në lagjen “Çlirimi”.

Kujtojmë se kombëtarja shqiptare bën pjesë në grupi B së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

Euro 2024 do të startojë më 14 qershor dhe finalja e madhe do të luhet më 14 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat