Gasperini: Kemi bërë një rrugëtim të mirë, duam fitoren

Futboll

Gasperini: Kemi bërë një rrugëtim të mirë, duam fitoren

Më: 21 maj 2024 Në ora: 17:53
Gian Piero Gasperini

Gian Piero Gasperini është gati të luajë me Atalanta-n e tij në finalen e parë europiane.

Duke folur për mediet në prag të finales së Europa League ndaj Bayer Leverkusen, trajneri italian u shpreh se është shumë i lumtur me rrugëtimin e skuadrës së tij në Europë.

“Ne jemi shumë të lumtur me rrugëtimin në Europë dhe shpresojmë që ta përfundojmë në mënyrën e duhur. E ndjejmë se shumë në Itali do të brohorasin për ne dhe kjo gjë është një motivim shtesë”,-tha fillimisht ai.

I pyetur nëse skuadra ndjehet nën presion ai u shpreh se jo, pasi janë mësuar të luajnë në ndeshje të rëndësishme.

“Kemi luajtur shumë ndeshje të rëndësishme, qoftë në shtëpi apo edhe jashtë. Disa nuk kanë shkuar mirë, sigurisht disa finale, por shumë të tjera kanë folur për ne. Ne kemi një histori të mirë të ndeshjeve të rëndësishme, jemi mësuar me to”-shtoi Gasperini.

Sa i përket formës së Bayer Leverkusen, trajneri i Atalanta-s deklaroi se është një ekip shumë i fortë, por shtoi se skuadra e tij do të bëjë maksimumin për fituar.

“Ata janë një ekip i fortë, i aftë për të ndryshuar shumë. Ne do të përpiqemi të marrim kundërmasat më të mira, por edhe ne kemi aftësinë që t’u krijojmë probleme atyre. Do të bëjmë maksimumin për të triumfuar”-përfundoi fjalën e tij Gian Piero Gasperini.

Atalanta-Bayer Leverkusen përballen këtë të mërkurë duke nisur nga ora 21:00 në “Aviva Stadium” në Dublin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat