Ja cila do jetë e ardhmja e arbitrit

Futboll

Ja cila do jetë e ardhmja e arbitrit

Më: 21 maj 2024 Në ora: 18:35
Orsato

Ndeshja e fundit evropiane e Daniele Orsato-s ishte gjysmëfinalja e Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Borussia Dortmund.

Pas këtij takimi ai u pa duke qarë, por askush nuk e kuptoi pse deri kur ai vetë e konfirmoi se nuk do të ishte më pjesë e futbollit.

“Një eksperiencë e bukur përfundon dhe jam krenar për të. Jam shumë krenar për atë që kam bërë dhe do të jap gjithçka deri në fund. E ardhmja?

Është vetëm familja ime, gruaja dhe fëmijët e mi. Nuk shoh asgjë tjetër përveç tyre”-deklaroi Orsato, ndërsa konfirmoi se ky ishte sezoni i tij i fundit në botën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat