Austria ka bërë sot publike listën e saj të lojtarëve për pjesëmarrjen në Euro 2024, ku do të ketë një detyrë të vështirë që të sigurojë fazën me eliminim direkt pasi ka rënë në një grup të komplikuar.
Skuadra e drejtuar nga Ralf Rangnik është e përfshirë në Grupin D përkrah Francës, Holandës dhe Polonisë, ndaj do të duhen paraqitje mëse dinjitoze për t’ia dalë që të jenë mes 16 ekipeve më të mira.
Trajneri ka bërë sot publike listën ku sigurisht vihet re mungesa e David Alaba të dëmtuar.
Megjithatë, lider të skuadrës do të kenë përsëri Marko Arnautoviç, i cili shpreson të jetë protagonist me përfaqësuesen, ashtu si edhe Laimer i Bajenr Mynih apo Gregoritsh i Frajburgut.
LISTA
PORTIERË: Niklas Hedl (Rapid Vjenë), Tobias Laval (LASK), Hainz Lindner (Union SG), Patrik Pentz (Bröndbi)
MBROJTËS: Flavius Daniliuc (Salcburg), Kevin Danso (Lens), Stefan Lainer (Borusia Mynshengladbah), Filip Lienhart (Frajburg), Filip Muene (Mainc) Stefan Posh (Bolonja), Leopold Kuerfeld (Rapid), Gernot Trauner (Fejenord), Maksimilian Uober (Borusia Mynshengladbah)
MESFUSHORË: Kristof Baumgartner (Lajpcig), Tierno Ballo (ËAC), Florian Grilitsh (Hofenhajm), Marko Gryl (Rapid), Florian Kainz (Këln), Konrad Laimer (Bajern Mynih), Aleksander Pras (Shturm Grac), Marcel Sabitzer (Borusia Dortmund), Romano Shmid (Verder Bremën), Nikolas Seivald (Lajpcig), Patrik Vimer (Volfsburg)
SULMUES: Marko Arnautoviç (Inter), Maksimilian Entrup (Hartberg), Mikael Gregoritsh (Frajburg), Matias Seidl (Rapid), Andreas Veiman (Uest Bromuiç Albion).