Sulmuesi kroat dhe historia e tij e pabesueshme

Futboll

Sulmuesi kroat dhe historia e tij e pabesueshme

Më: 21 maj 2024 Në ora: 19:20
Marco Pasalic

Ëndrrat bëhen realitet nëse punon fort. Këtë e tregon më së miri rruga e 23-vjeçarit Marco Pasalic, i cili mund të jetë në majën e sulmit të Kroacisë në Euro 2024, pasi trajneri Zlatko Daliç e ka bërë pjesë të listës paraprake.

Ajo çka të bën përshtypje nga rrugëtimi i Pasalic, është se në 2017 ai ishte një punëtor i thjeshtë ndërtimi në Karlsruhe, me ëndrrën për t’u bërë një futbollist i madh.

Sulmuesi anësor i Rijekas, i lindur në Karlsruhe të Gjermanisë, ka shkëlqyer këtë sezon në kampionatin kroat dhe tashmë po jeton ëndrrën.

Ai u transferua te Rijeka në verën e vitit 2023 nga ekipi i dytë i Borussia Dortmundit, teksa më parë ka qenë pjesë e Hoffeneihm, Karlstruhes dhe ekipit të dytë të Stuttgart.

Plasalic ka rrëfyer për mediat kroate historinë e jetës së tij. Ai thotë se me mbarimin e shkollës së mesme nuk kishte dëshirë të vijonte universitetin, edhe pse i ati e këshilloi të ndiqte shkollën. Në të tilla kushte, në moshën 17-vjeçare ai u detyrua të punonte në ndërtim.

“Kam filluar në vitin 2017. Babai më regjistroi në fakultet pas gjimnazit, por unë nuk doja ta mbaroja për shkak të futbollit. Më tha që nëse nuk shkoja në shkollë, duhet të shkoja të punoja në ndërtim.

Çdo mëngjes në orën 8 mblidheshim unë, vëllai dhe dy punëtorë. Gjëja më e keqe për mua ishte të punoja kur ishte dimër dhe kur jashtë ishte 35 gradë.

Pas gjashtë apo shtatë muajsh, fillova të mësohesha. Në fund, bëhet fjalë për të pasur bukë në shtëpi. Kur nuk e bëra si duhet, më goditën me grusht në hundë. Nuk kam kryqëzuar kurrë rrugët me ndërtimin. Po të isha tani në Gjermani dhe vëllai im të kishte nevojë për ndihmë, do ta ndihmoja”, ka rrëfyer 23-vjeçari.

Ai deri më tani ka zbritur katër herë në fushë me fanellën e Kroacisë, ndërsa debutimin e ka bërë më 18 nëntor në fitoren ndaj Letonisë në kualifikueset për Euro 2024.

“Rreth orës 12 më thirri drejtori i Rijekës Darko Raic-Sudar, më tha se trajneri Daliç po më thërriste në një grumbullim, nuk kuptova asgjë. I thashë të mos bënte shaka dhe ai m’u përgjigj se isha vërtet i ftuar. Nuk mund ta përshkruaj udhëtimin për në Zagreb, u ndjeva në mënyrë të papërshkrueshme.

Jeta ime rrotullohej rreth kombëtares së Kroacisë dhe ëndrra ime për t’u ftuar u realizua. U trondita kur pashë Luka Modriç, më dridhej mjekra”, ka përshkruar Pasalic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat