Kombëtarja U19 do të mbajë grumbullim seleksionues 

Futboll

Kombëtarja U19 do të mbajë grumbullim seleksionues 

Më: 21 maj 2024 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Kombëtarja e Kosovës U19 për vajza do t’i fillojë që nga tash përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të raundit të ardhshëm në Ligën A, me një grumbullim seleksionues në Kampin Nacional Hajvali.

Nga data 30 maj deri më 1 qershor, talentet e lindura në vitet 2006 e 2007, e që luajnë në kampionatin vendor, do të grumbullohen nga përzgjedhësja Albina Rrahmani,.

Derisa pjesë e këtij kampi do të mund të jenë edhe të gjitha vajzat e interesuara e që luajnë jashtë vendit.

Ky grumbullim do të shërbejë si hap i parë në përgatitjet për sfidat e ardhshme dhe si platformë për identifikimin e talenteve të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat