Manchester City përgatitet për largimin e një legjende

Futboll

Manchester City përgatitet për largimin e një legjende

Më: 21 maj 2024 Në ora: 19:53
Manchester City

Ederson mund të largohet nga Manchester City këtë verë në rast se vjen një propozim i kënaqshëm. Është një mundësi konkrete në këtë merkato largimi i mundshëm i brazilianit.

Për portierin ka interes të fortë nga klubet e Arabisë Saudite dhe gardiani do të marrë vendimin final në ditët në vazhdim.

Manchester City është duke pritur dhe i ka dhënë ‘dritën jeshile’ duke respektuar çdo vendim të mundshëm që do të marrë lojtari.

Largimi i Ederson do të bëjë që kampionët e Premier League të hidhen në treg për një portier elitar.

Ederson u afrua te ‘Qytetarët’ në verën e vitit 2017 dhe ka luajtur plot 332 ndeshje duke patur një kontribut të rëndësishëm në fitimin e 17 titujve, ndër ta edhe 1 Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat