Reagon SC Gjilani: Mezani do të vazhdon të jetë pjesë e familjes tonë

Futboll

Reagon SC Gjilani: Mezani do të vazhdon të jetë pjesë e familjes tonë

Nga: K.G. Më: 21 maj 2024 Në ora: 20:09
Mezani

Skuadra e futbollit Gjilani ka reaguar në lidhjen me zhvillimet e fundit.

Skuadra e Gjilanit ka bërë me dije se Mezani do të mbetet pjesës e klubit. 

"Me shqetësim po ndjekim lansimin e informacioneve të pasakta nga gazetarë sportivë, të cilët në kurriz të klubit tonë të zemrës mundohen të paraqesin ekskluzivitetin e tyre!

Lajmi se trajneri Mezani ka përfunduar rrugëtimin e tij me klubin tonë dhe se dikush tjetër është emëruar, nuk është asgjë tjetër përveç se një lajm me tendencë për të turbulluar atmosferën para ndeshjes së fundit kampionale dhe vendimtare për nga rëndësia e mbetjes në Superligë!

Përkundër dëshirave tuaja dashakeqe, edhe kur të ikën një ditë, Mezani do të vazhdon të jetë pjesë e familjes tonë përherë, iu pëlqu apo ajo ai do të mbetet ikonë e proceseve dhe rrugëtimeve më të vështira që bashkarisht i rrugëtuam!

Gjilani dhe Skifterat janë dhe do të mbeten përherë familja dhe shtëpia e dytë për Mezanin!”, reagon SC Gjilani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat