Besart Ibraimi: Tetova dhe “Ballistët” janë familja ime e dytë

Futboll

Besart Ibraimi: Tetova dhe “Ballistët” janë familja ime e dytë

Më: 21 maj 2024 Në ora: 20:23
Struga Trim Lum

Besart Ibraimi pa dyshim se është një ndër futbollistët më të dashur në mesin e gjithë tifozërisë shqiptare në Maqedoni.

Golat e tij kanë bërë që të përfitojë zemrat e shumë tifozëve, e në veçanti të “Ballistëve”, në kohën kur i njëjti mbronte ngjyrat e Shkëndijës.

Pikërisht me fanellën “kuqezi” i njëjti numëron plotë 146 gola, ndërsa 34 gola të tjerë ka arritur të shënojë me fanellën e Struga Trim Lum në dy edicionet e fundit, ku edhe është shpallur kampion.

Një nga ato 34 gola, ishte edhe ai i fundit i tij personal këtë edicion kundër Shkëndijës në Tetovë, kur edhe paralajmëroi fitoren, por njëkohësisht edhe titullin kampion të Struga Trim Lum, me të cilën skuadër gjithsej në total këtë edicion ka regjistruar 22 gola në 37 ndeshje.

“Një ndjenë që nuk mund ta përshkruaj dot me fjalë. Gati 6 vite kam qenë aty, së bashku kemi fituar shumë trofe, prej te familja Destani, deri tek kryesia, trajnerët, lojtarët, ekonomët, jam falënderues.

Tetovën në përgjithësi e ndjej si shtëpinë time, falënderoj gjithë ata për përkrahjen që më kanë dhënë, në veçanti dua të falënderojë ‘Ballistët’, që çdoherë më kanë përkrahur në mënyrën më të mirë. Ka qenë një ndjenë shumë e mirë që nuk përshkruhet dhe do të mbetet në mendjen time gjatë gjithë jetës.” – u shpreh Besart Ibraimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat