Ranieri largohet nga Cagliari dhe futbolli

Futboll

Ranieri largohet nga Cagliari dhe futbolli

Më: 21 maj 2024 Në ora: 23:23
Ranieri

Claudio Ranieri ka vendosur largohet nga Cagliari dhe futbolli.

Në moshën pothuajse 73-vjeçare, trajneri veteran italian mendon se ka ardhur koha për të thënë mjaft. Një vendim i marrë në fund të një sezoni intensiv, i mbyllur me sigurimin e mbijetesës, kur vetëm një vit më parë kishte arritur ngjitjen në Serinë A.

“Kam vendosur që Cagliari të jetë skuadra e fundit që do të stërvit”, tha ai gushtin e kaluar dhe ai ishte i vërtetë në fjalën e tij.

“Kam mbetur edhe një vit në kontratën time, por tani më duhet të pushoj dhe pastaj do të shohim. Entuziazmi është ai i ditës së parë dhe është motivimi im”. Këto ishin fjalët e Ranierit pas fitores vendimtare të së dielës së kaluar ndaj Sassuolos.

Pas dy ditësh reflektim, u mor një vendim i cili në moshën 72 vjeç e gjysmë është më se i kuptueshëm. Kështu, largohet nga futbolli një personazh që debutoi në këtë profesion në qytetin e tij, Romë, 51 vjet më parë, dhe që kishte veshur fanellat e Catanzaros, Catanias dhe Palermos.

Megjithatë, ai dha maksimumin si trajner. Ka drejtuar skuadra të ndryshme në shumë vende, kryesisht në Itali, por kryevepra e tij si trajner është pa dyshim fitimi i Premier League-s me Leicester City-n në vitin 2016. Një karrierë e jashtëzakonshme që meriton një përkulje respekti nga i gjithë futbolli botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat