Zielinski: Është momenti për një aventurë të re

Futboll

Zielinski: Është momenti për një aventurë të re

Më: 21 maj 2024 Në ora: 23:36
Piotr Zielinski

20 Maji ishte një ditë e rëndësishme për Piotr Zielinskin, me polakun që festoi 30-vjetorin e lindjes, por edhe njoftoi zyrtarisht largimin nga Napoli duke falenderuar presidentin, trajnerit, shokët e skuadrës dhe të gjithë tifozët.

“Ju jeni njerëz të jashtëzakonshëm nga të cilët kam mësuar shumë.

Gjithmonë më ka pëlqyer mentaliteti juaj dhe jam shumë krenar që kam luajtur për Napolin dhe unë dua të falenderoj secilin prej jush, duke nisur nga Presidenti, trajnerët, shokët e skuadrës dhe të gjithë ju, tifozët e mrekullueshëm të kësaj skuadre dhe të këtij qyteti.

Gjithmonë jam përpjekur të jap maksimumin në fushën e lojës, ndërsa tani është momenti për një aventurë të re” – tha Zielinski.

Polaku pritet të zyrtarizohet shumë shpejt te kampionët e Italisë, Inter-i, skuadër me të cilën ka arritur akordin, ndërsa mungon vetëm firma.

Zielinski u bashkua me Napolin në vitin 2016, pas dy eksperiencave me Udinese-n dhe Empoli-n, ndërsa me “Blutë” ka luajtur deri me tani 364 ndeshje dhe ka shënuar 51 gola, teksa fitoi një titull dhe një Kupë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat