Ylli i Arsenalit e pranon se kaloi një sezon zhgënjyes me Topçinjtë

Futboll

Ylli i Arsenalit e pranon se kaloi një sezon zhgënjyes me Topçinjtë

Më: 22 maj 2024 Në ora: 08:28
Arsenal

Një tjetër sezon ka kaluar dhe Arsenali e ka mbyllur pa trofe, përkundër se ishin në garë për ta fituar Ligën Premier deri në xhiron e fundit.

Në fund londinezët e mbyllën në pozitën e dytë 89 pikë, dy më pak se Manchester City që u shpall kampion i Anglisë.

Një nga zhgënjimet e Arsenalit këtë edicion ka qenë padyshim sulmuesi brazilian Gabriel Jesus, i cili nuk e tregoi formën e sezonit të kaluar.

Jesus ka shënuar vetëm katër gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë në 27 ndeshje në Ligën Premier.

Ai e ka pranuar se ka pasur një sezon zhgënjyes, derisa ka thënë se vitin tjetër do të jenë sërish aty për të luftuar.

“Nuk është sezoni më i mirë për mua personalisht, gjërat nuk shkuan siç kisha planifikuar, por nuk mund të jem më krenar për ekipin ku jam pjesë”, shkroi Gabriel Jesus.

“Ky grup është i mahnitshëm dhe ne po e tregojmë atë sezon pas sezoni. Tani është koha për të pushuar dhe për t’u përgatitur për të qenë më të shëndetshëm sezonin e ardhshëm. Ne do të kthehemi më të fortë dhe të gatshëm për të”, ka thënë sulmuesi brazilian.

Megjithatë e ardhmja e tij te skuadra londineze nuk është e sigurt, pasi lojtari rrezikon të shitet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar të verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat