Veprim i jashtëzakonshëm nga Dortmundi para finales së Ligës së Kampionëve me Realin

Futboll

Veprim i jashtëzakonshëm nga Dortmundi para finales së Ligës së Kampionëve me Realin

Më: 22 maj 2024 Në ora: 08:37
Dortmund

Borussia Dortmund ka bërë një gjest shumë të bukur para ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit duke lejuar të gjithë punonjësit e klubit të udhëtojnë falas drejt Londrës.

Për klubin gjerman, të gjithë janë të rëndësishëm, jo ​​vetëm ata në fushë, dhe për këtë, të 519 punonjësit do të kenë mundësinë të shikojnë klubin e tyre në ndeshjen më të rëndësishme në 11 vitet e fundit.

Kushdo që punon në siguri, pastrim, mirëmbajtje, media ose marketing në klubin gjerman, do t’u ofrohet një biletë falas për në stadium, akomodimi dhe fluturimi – të gjitha të paguara.

Të gjitha shpenzimet janë paguar dhe në këtë mënyrë Dortmundi kërkon që të gjithë të jenë pranë ekipit në natën më të rëndësishme të sezonit.

Dortmundi ka shansin për të arritur trofeun e dytë evropian në Londër, pasi të vetmin deri tani e ka fituar në vitin 1997 kur mundi Juventusin 3-1 dhe në vitin 2013 u mund nga Bayern Munichu 2-1 në Wembley.

Kujtojmë se finalja e Ligës së Kampionëve mes Borussia Dortmundit dhe Realit është planifikuar të zhvillohet më 1 qershor në Wembley të Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat