Revolucion te Tirana

Futboll

Revolucion te Tirana

Më: 22 maj 2024 Në ora: 11:17
Tirana

Tirana dështoi edhe këtë sezon të fitonte titullin, me bardheblutë që me pak fat ia dolën të sigurojnë kualifikimin në kompeticionet europiane. Ky sezon për kreyqytetasit ishte me shumë oshilacione, ku shumë lojtarë janë larguar nga bardheblutë.

Diçka e tillë ka reflektuar edhe në rezultate. Janë plot 17 lojtarë që kanë ndarë rrugët me Tiranën brenda 1 viti, më shumë se një skuadrët. Largimet e tyre kanë lënë “boshllëk” në ekip, duke mos mundur të zëvendësohen siç duhet.

Kështu janë larguar, Florent Hasani, Albi Doka, Kaina Nunesh, Klevi Qefalia, Visar Bekaj, behiratche, Kristjan Toshevski, Albano Aleksi, Filip Najdovski, Elvi Berisha, Enes Kuka, Omar Musaj, Tomar Kiri, Serxhio tafa dhe Besir Iseni. Disa prej tyre janë shitur, të tjerë janë larguar si lojtarë të lirë dhe të tjerë kanë mbyllur me konsensun bashkëpunimin me bardheblutë.

Edhe në këtë merkato vere largimet priten të jenë të shumta. Janë thuajse 8 lojtarë që u përfundon kontrata në fund të këtij muaji dhe ende drejtuesit nuk kanë marrë një vendim për të ardhen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat