Skënderbeu bën transferimin e radhës

Futboll

Skënderbeu bën transferimin e radhës

Më: 22 maj 2024 Në ora: 11:30
Skënderbeu

Skënderbeu bën transferimin e radhës!

Skënderbeu bën transferimin e radhës, duke shitur në Danimarkë sulmuesin Ivan Kabral Xhantu.

“Panorama Sport” zbulon se 23-vjeçari kamerunas do të vijojë karrierën te klubi danez, Sonderjyske. Xhantu mori hapësirë te Skënderbeu pas largimit të sulmuesit nigerian, Frenklin Ahanonu, i cili u shit në muajin prill te Astana në Kazakistan për 450 mijë euro. Gazeta mëson se nga transferimini Xhantu në Danimarkë, Skënderbeu do të përfitojë 200 mijë euro.

Sulmuesi kamerunas do të zyrtarizohet te Sonderjysk pasi të mbyllë sezonin me Skënderbeun të premten në finalen për vendet 3 dhe 4 kundër Vllaznisë. Sonderjyske do të militojë në elitën e futbollit danez në sezonin e ri..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat