Interi me pronar të rin

Futboll

Interi me pronar të rin

Më: 22 maj 2024 Në ora: 11:36
Interi

Klubi i Interit është zyrtarisht në pronësinë e fondit amerikan “Oaktre”; i cili ka marrë kontrollin e aksioneve të zikaltërve pasi “Sunning” nuk shleu borxhin që u kishte marrë në vitin 2021 për të vazhduar financimin te kampionët e saposhpallur të Italisë.

Ndonëse nuk pritet që ata të kenë një rol aktiv në drejtimin e klubit, pasi nuk parashikohet që të ketë ndryshime në aspektin e menaxhimit të punëve në klub, emrat e rinj që do të jenë figurat më të larta drejtuese janë dy miliarderë amerikanë, bashkëpresidentë të këtij fondi.

I pari është Brus Karsh, i cili vlerësohet se ka një pasuri personale prej 2,4 miliard dollarësh, ndërsa i dyti është Hauard Marks, pasuria e të cilit vlerësohet 2,2 miliard dollarë.

Karsh ka punuar në Gjykatën Supreme të SHBA dhe është zotërues i një kuote aksionesh të klubit të NBA, Golden Stejt. Ndërsa Marks njihet në botën e sipërmarrësve për shkak të mënyrës se si drejton dhe ka shkruar edhe libra mbi menaxhimin e kompanive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat