​Zyrtare: Interi me pronësi të re

Futboll

​Zyrtare: Interi me pronësi të re

Më: 22 maj 2024 Në ora: 12:36
Interi

Fondi amerikan Oaktree ka konfirmuar përmes një deklarate zyrtare blerjen e Interit nga Suning i presidentit Steven Zhang. Firma amerikane Oaktree ka konfirmuar se ka marrë pronësinë e kampionëve të Serisë A, Interin, pasi presidenti Steven Zhang nuk arriti të shlyente një borxh prej afro 400 milionë euro.

“Që nga 22 maji, fondet e menaxhuara nga Oaktree Capital Management, LP (“Oaktree”) kanë marrë pronësinë e FC Internazionale Milano. Kjo pason mosshlyerjen e huasë tre-vjeçare të Oaktree për kompanitë mbajtëse të Interit që maturoi më 21 maj 2024 me një bilanc total prej rreth 395 milionë euro”, thuhet në deklaratën e Oaktrees.

“Në maj 2021, me Interin që parashikoi humbje financiare rekord gjatë sezonit 20/21, Oaktree i siguroi kompanive të saj kapital shpëtimi për të stabilizuar situatën financiare të klubit dhe për t'i mundësuar atij të vazhdojë të funksionojë, duke përfshirë pagesën e lojtarëve dhe punonjësve të tij. Në tre vitet që nga financimi i shpëtimit të Oaktree, Interi ka ngritur trofeun e tetë dhe të nëntë të Italisë, ka siguruar Superkupën e tij të gjashtë, të shtatë dhe të tetë, ka fituar titullin e 20-të dhe yllin e dytë historik dhe ka arritur në finalen e UEFA Champions League”, thuhet më tutje në njoftimin zyrtar.

Tutje, Oaktre ka deklaruar se është e përkushtuar për një të ardhme të mirë të Interit.

“Oaktree është i përkushtuar për të arritur rezultatin më të mirë për prosperitetin afatgjatë të Interit, me një fokus fillestar në stabilitetin operacional dhe financiar për klubin dhe palët e tij të interesuara. Oaktree vlerëson trashëgiminë e klubit, pasionin e lojtarëve, besnikërinë e Interistëve dhe rolin e rëndësishëm të klubit në Milano, Itali dhe komunitetin global sportiv. Oaktree është i përkushtuar të punojë ngushtë me ekipin aktual drejtues të Interit, partnerët, ligën dhe organet drejtuese për të siguruar që klubi të jetë i pozicionuar për sukses brenda dhe jashtë fushës; duke u fokusuar në menaxhimin e fortë, operacionet dhe qeverisjen me një vizion për rritje të qëndrueshme dhe sukses.”

Suning i Zhang mori kontrollin e Interit në qershor 2016 dhe grupi kinez ka fituar shtatë tituj në “Meazza” gjatë mbretërimit të tij, duke përfshirë dy tituj të Serie A.

Zhang u bë presidenti i parë i huaj që fitoi një titull në Serie A në sezonin 2020-2021 dhe këtë sezon, Nerazzurrët bënë sërish histori duke fituar Scudetton e 20-të në historinë e tyre.

Deklarata zyrtare e Oaktree konfirmon se drejtorët aktualë do të mbeten në krye, kështu që Beppe Marotta, Alessandro Antonello, Dario Baccin dhe Piero Ausilio do të mbeten në operativë.

Megjithatë, bordi drejtues i Interit do të japë dorëheqjen dhe do të emërohet një president i ri.

Blerja e Oaktree do të thotë gjithashtu që derbi i ardhshëm i della Madonnina do të jetë derbi i parë amerikan i Milanos, mes kuqezinjve, në pronësi të RedBird të Gerry Cardinale dhe pronarëve të rinj të Interit, Oaktree.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat