Mbrëmjen e së martës, Ardon Jashari, një xhevahir i Superligës së Zvicrës, i dha lamtumirën Luzernit.
Legjenda e klubit belg Georges Leekens shpjegon se çfarë e pret mesfushorin shqiptar në klubin e tij të ri nga vera.
“Lotët i rrjedhin nëpër faqe para dhe pas ndeshjes së tij të 102-të për FC Luzernin”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.
“Shumë gjëra më kaluan në kokë këtë mbrëmje.
Në fund të fundit, është vendi ku unë u rrita”, - thotë ai në një intervistë për ‘Blick’.
Para 2 vite e gjysmë Jashari filloi me Luzernin.
Që atëherë, ylli i tij ngrihej lojë pas loje. Derisa ai u bë fillimisht një performues i mirë, pastaj kapiten i Luzernit dhe më vonë u ngjit në ekipin kombëtar.
Belgët besojnë fort te Jashari.
Jashari hapin e radhës në karrierë po e bën në Belgjikë.
Club Bruges e bleu atë nga Luzerni për gjashtë milionë franga.
‘Blick” pyeti legjendën e klubit Georges Leekens, i cili festoi ditëlindjen e tij të 75-të të shtunën.
Ish-qendërmbrojtësi ka luajtur 291 ndeshje për klubin tradicional belg.
Më pas ai ka drejtuar edhe kaltër e zinjtë në karrierën e tij të gjatë si trajner.
Dhe sot ai ende ndjek nga afër se çfarë po ndodh në klubin e tij të preferuar.
“Duke filluar me ta, të gjithë në klub janë shumë të lumtur që arritën ta sjellin Jasharin.
Ata u interesuan për cilësitë e tij teknike, kuptimin taktik dhe pamjen e tij të lojës”, thotë ai.
Personaliteti i tij përshtatet në mënyrë të përkryer me ADN-në e klubit.
Jashari është planifikuar të jetë lojtar i rregullt në 4-2-3-1 në dyshe, thotë Leekens. “Jashari nuk do të jetë më i miri menjëherë. Ai duhet të përmirësohet ende në disa pikë”, e bën të qartë ish-trajneri belg.
Leekens është i bindur për planet e karrierës së Jasharit. "Ai po bën një hap përpara", - thotë ai dhe më pas bën një krahasim me askënd tjetër përveç Kevin De Bruyne (32).