Edhe Thaqi largohet nga Ballkani

Futboll

Edhe Thaqi largohet nga Ballkani

Më: 22 maj 2024 Në ora: 20:25
Armend Thaqi

Pas kapitenit Edvin Kuç, edhe zëvendës-kapiteni i Ballkanit, Armend Thaqi ka konfirmuar largimin nga skuadra. Mbrojtësi i djathtë deklaroi se finalja e Kupës, të cilën Ballkani e fitoi ndaj Prishtinës, ka qenë ndeshja e tij e fundit me fanellën e skuadrës nga Theranda.

Thaqi do të transferohet në kampionatin rumun Cluj, ku aktivizohet edhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, teksa emrin e skuadrës së re e zbuloi vetë mbrojtësi 31-vjeçar.

“Kjo final ishte edhe ndeshja ime e fundit me Ballkanin, pasi do të hedh një tjetër hap në karrierë sezonin e ri.

Skuadra ime e re do të jetë rumunia Cluj, ku do të transferohem këtë verë”, u shpreh Thaqi.

Mbrojtësi i djathtë, që në karrierë ka luajtur edhe me Prishtinën e Gjilanin, ka veshur fanellën e Ballkanit në verën e 2020-ës dhe prej katër sezonesh ka qenë titullar i padiskutueshëm, duke dhënë një kontribut të madh në arritjet e skuadrës, përfshi edhe tre tituj kampionë radhazi në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat