Situatë kaotike u regjistrua në fundin e finales mes Plzen dhe Spartës së Pragës, ku skuadra e Qazim Laçit dhe Indrit Tuçit triumfoi me rezultatin 1:2.
Mesfushori Laçi ishte titullar gjatë gjithë duelit, ndërkohë që Tuçi e ndoqi sfidën nga tribuna, teksa fundi rezultoi tepër i dhunshëm.
Tifozët e të dyja skuadrave zbritën në fushë, për t’u përplasur më njera-tjetrën, duke regjistruar akte të shëmtuara dhune.
Pavarësisht ndërhyrjeve të forcave speciale, ishte tepër e vështirë që situatë të vihej nën kontroll pa pasoja..
Vlen të theksohet fakti se finalja u zhvillua në stadiumin “Doosan Arena” të Plzen, teksa disfata në finale nuk u prit aspak mirë nga tifozët e Plzen.