"Titulli më i vështirë për të fituar në karrierën time? Ndoshta ishte arritja në dy finale evropiane me Romën.
Duke parë historinë e kuptoni pse. Ishte e pamundur që Roma të arrinte dy finale evropiane radhazi, prandaj më pushuan në vitin e tretë”. Kështu foli José Mourinho nga Arabia Saudite.
Mourinho, siç raporton O Jogo, foli edhe për atë se çfarë do të thotë të bëje trajnerin me Cristiano Ronaldon:
“Shpesh them që nuk stërvit lojtarë, por skuadra, nuk stërvit lojtarë, por stërvit të rinjtë që luajnë.
Unë drejtova skuadra që kishin disa nga lojtarët më të mirë në botë”.
“Detyra ime ishte të krijoja një mjedis ku ata mund të shpreheshin sa më mirë. Unë kam pasur edhe ekipe, kohët e fundit, ku lojtarët nuk ishin aq të mirë dhe kjo ishte më keq. Prandaj, duhet t'i kushtojmë më shumë vëmendje individëve”.