Kapiteni shqiptar hipën mbi shpinë heroin Ademola Lookman!
Atalanta triumfon në finalen e parë europiane dhe çon në Itali trofeun e Europa League.
Skuadra e Gian Piero Gasperini mposhti me rezultatin 3-0 Bajern Leverkusenin e Xabi Alonsos, me Ademola Lookmanin që bëhet lojtari i parë në historinë e Europa League që shënon “hat-trick” në finale.
Një festë legjitime shpërtheu te zikaltrit në fundin e sfidës, teksa Berat Gjimshiti me shiritin e kapitenit, nuk nguroi të merrte në kuriz autorin e tripletës, Lukman, teksa nuk mungoi as përqafimi me Gasperinin.,