Refuzon rinovimin me Bolonjën

Futboll

Refuzon rinovimin me Bolonjën

Më: 23 maj 2024 Në ora: 14:03
Tiago Mota

Nëpërmjet faqes së tyre zyrtare, Bolonja njoftoi ndarjen me trajnerin Tiago Mota, siç edhe pritej për shkak se është raportuar shumë herë javët e fundit.

Trajneri largohet pasi solli skuadrën e Bolonjës deri në Ligën e Kampionëve, një rezultat historik për këtë ekip.

“Këtë mëngjes Tiago Mota i komunikoi klubit qëllimin e tij për të mos rinovuar kontratën me Bolonja FC 1909.

Duke marrë parasysh vendimin, klubi falënderon trajnerin për punën e jashtëzakonshme të bërë dhe i uron atij fat të mirë për pjesën tjetër të karrierës së tij”, njofton Bolonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat