Moratti, skeptik

Futboll

Moratti, skeptik

Më: 23 maj 2024 Në ora: 14:32
Massimo Moratti

Massimo Moratti, ish-presidenti i Interit, ka komentuar ndryshimin e pronësisë së klubit zikaltër, nga Suning tek Oaktree, në një intervistë dhënë për “Corriere della Sera”: “Kam arritur të flas me Steven Zhang. Ai tha se i vjen keq, shumë keq. Unë kisha thënë që në fillim se ai është një djalë i respektueshëm, inteligjent, serioz në krye të Interit. Ishte rritur si një president i vërtetë për Interin”.

Kush po vjen tashmë në krye të Interit?

Duke qëndruar brenda realitetit, një premisë: fakti që një fond si Oaktree ka pasuri thuajse të pafundme, nuk do të thotë domosdoshmërisht edhe cilësi.

Dua ta them nga këndvështrimi i tifozëve: Interi nuk do të përfaqësojë qendrën e seriozitetit të interesave të fondit, nuk është prioritet, por vetëm një nga aktivitetet e tij.

Pra, tashmë ka vend për shqetësim tek Interi…

Sapo festuam yllin e dytë… Ndoshta, e përsëris ndoshta, nuk mund të mendojmë për problemet…

A do të jetë problem Oaktree?

Kush e di… Ne ndjejmë një siguri të caktuar në zinxhirin e menaxhimit, nuk kemi alternativë, veçse t’iu besojmë pronarëve të rinj të klubit.

A mund të ketë një blerës pas lëvizjeve të fondit?

Unë nuk jam brenda Interit, është një pyetje për t’iu bërë atyre që janë brenda klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat