Drejtuesit e Milan dhe ata të Stuttgart kanë zhvilluar këtë të mërkurë një takim në “Casa Milan”, ku tema e diskutimit ishte emri i sulmuesit të klubit gjerman, Serhou Guirassy.
Sipas raportimeve të mediave italiane, Milan e ka ndjekur prej disa kohësh me shumë interes lojtarin nga Guineja dhe tani është gati për nisur negociatat për afrimin e 28-vjeçarit, të cilin synon ta afrojë me një kosto të ulët, pasi klauzola e lirimit të tij është 17.5 milionë euro.
E vetmja çështje që mund të diskutohet mes palëve është vetëm paga që sulmuesi kërkon, rreth 5 milionë euro në sezon, një shifër që te Milan rrezikon të destabilizojë ekuilibrin e skuadrës.
Megjithatë, statistikat e Guirassy me 30 gola në 30 ndeshje këtë sezon e justifikojnë kërkesën e sulmuesit, që dëshiron të vlerësohet për produktivitetin e tij në fushën e blertë.
Gjithsesi, nëse Milan nuk do mund ta finalizojë këtë transferim, e ardhmja e 28-vjeçarit megjithatë mbetet larg Bundesliga dhe Stuttgart, pasi kërkohet edhe nga disa klube të Premier League, të cilët shifrat në fjalë nuk i ka aspak problem për të afruar një lojtar të tillë.