Anglia synon që të rikthejë një trofe në Mbretërinë e Bashkuar pas pothuajse 60 vitesh.
Euro 2024 duket mundësia më e mirë për “3 luanët”, duke patur parasysh që kanë një grup mjaft cilësor, një miks mes futbollistëve me eksperiencë dhe talenteve.
Presioni ndaj trajnerit Southgate do të jetë gjithashtu maksimal për shkak të kontratës që skadon në dhjetor dhe një emri të rëndësishëm që mund ta zërë vendin e tij.
Mauricio Pochettino mund të drejtojë kombëtaren angleze, nëse këta të fundit dështojnë të fitojnë Europianin me Southgate në krye.
Pochettino, tekniku argjentinas, u largua nga Chelsea vetëm pak ditë më parë.