Prishtina lere që mbeti pa trofe por mbeti edhe jashtë garave evropiane përkatësisht Europa League.
Prishtina e pati rastin e artë përmes Kupës së Kosovës që të sigurojë biletën për në garat evropiane.
Fati ishte në anën e Ballkanit, pasi që triumfuan me penallti me rezultat 4:2 ndaj Prishtinës.
Ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi baras (2:2).
Albin Krasniqi, autor i dy golave në kohën e rregullt, nuk ishte me fat gjatë penalltive, gjuajtjen e të cilit e priti portieri Koliç.
Krasniqi për faqen e FC Prishtina ka thënë: “Pasi që arritëm të barazonim rezultatin, patëm raste që ndoshta po të ishim më të vëmendshëm do të mund të fitonim pa shkuar në penallti, por futbolli është i tillë.
U kërkojë falje adhuruesve të klubit dhe “Plisave”, shpresojmë mos t’i zhgënjejmë në sfidat e radhës”.