Tifozët e Bayern Munih po presin të zbulojnë emrin e trajnerit të ri, ndërkohë që drejtuesit janë afër mbylljes së operacionit të blerjes së Theo Hernandez nga Milani.
Një nga anësorët e majtë më të mirë në botë, do të largohet nga kuqezinjtë italianë – raporton e bindur iberikja Marca. Që gjithashtu nënvizon se dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Me 26-vjeçarin që do të vazhdonte karrierën tek ekipi ku luajti për katër sezone (2019-23) edhe vëllai i tij Lucas Hernandez. Tashmë pjesë e PSG-së.
Mbërritja e francezit në Bavari nuk lidhet direkt me shitjen e Alphonso Davies te Reali i Madridit. Kanadezi ka edhe një vit kontratë me Bayernin, teksa e ardhmja e tij janë “Los Blancos”.
Rekordmenët gjermanë kërkojnë 50 mln euro për ta lënë të lirë menjëherë. Reali, që mund ta marrë falas në 2025, ofron 25 mln euro për kartonin e 23-vjeçarit.
Nëse nuk ka marrëveshje, trajneri i ri i Bayernit do të ketë në dispozicion dy “yje” në linjën e majtë. Me Theon pas dhe Davies që do të spostohej disa metra më përpara.