Aguirre largohet nga Mallorca

Futboll

Aguirre largohet nga Mallorca

Më: 23 maj 2024 Në ora: 18:28
Javier Aguirre

Javier Aguirre ka vendosur të largohet nga posti i trajnerit të Mallorcas.

Pasi ia siguroi mbijetesën klubit ishullor, Aguirre ka vendosur t’i japë fund aventurës së tij si trajner i Mallorcas.

Ai ishte pjesë e klubit spanjoll tash e dy vite e gjysmë.

Aguirre ishte insistues që sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi të kalonte atje, ku pati sezone fantastike.

Atij iu bë një ceremoni lamtumirëse në klubin e Mallorcas.

Mbetet të shihet se kush do të jetë trajneri i ri i Mallorcas në ditët në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat