Me “ylli” francez, Kylian Mbappe, i cili tashmë e ka vendosur të largohet, nga Paris Saint-Germain, bordi i këtyre të fundit është hedhur menjëherë në sulm, për të gjetur një pasues të denjë, të 25-vjeçarit, ku deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e aluduar nga mediat franceze e ato evropiane, mirëpo duket se listës i është shtuar një tjetër “i madh”.
Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes britanike, “The Times”, Drejtori Sportiv i PSG, Luis Campos sheh Marcus Rashford, si pasuesin perfekt të Mbappe, me “yllin” e “Djajve të Kuq”, të Manchester United, që u lidh ngushtë me një kalim te “parisienët”, që në verën e vitit 2022, mirëpo me largimin e ish-kampionit të botës, duket se në “Parc des Princes” ka edhe më shuëm hapsirë, për anglezin.
Sezonin e kaluar, 26-vjeçari ishte protagonisti absolut i “Djajve” të Ten Hag, teksa në 56 ndeshjet e zhvilluara regjistroi plot 30 gola, si dhe asistoi 11 herë shokët e tij të skuadrës, mirëpo këtë sezon nuk e përsëriti dot formën e mirë, teksa ka shënuar vetëm 8 gola e ka asistuar 5 të tjerë, por sërish klasi mbetet.
Megjiahtë, Rashford nuk është i vetmi opsion, teksa prej kohësh tashmë dihet edhe interesimi i kampionëve të Ligue 1, për “bomberin” nigerian, Victor Osimhen, me këtë të fundit, që e njeh mirë terrenin francez, teksa më herë ka qenë pjesë e skuadrës së Lille, ku në vetëm 1 sezon çoi 18 herë topin në rrjetë, si dhe dhuroi 6 asistime, në 38 përballje, në të gjitha kompeticionet.