Probleme për Inter-in

Futboll

Probleme për Inter-in

Më: 23 maj 2024 Në ora: 19:33
Lautaro Martinez

Pavarësisht një kontratë që skadon pas dy sezonesh, në qershor të 2026-ës, në shtëpinë e Inter-it vazhdon të diskutohet për rinovimin e Lautaro Martinez.

Dëshira është që palët të vazhdojnë bashkë edhe për shumë kohë dhe ta arrihet sa më shpejt marrëveshja për rinovimin, por mbetet diferenca mes kërkesës dhe ofertës.

Përfaqësuesit e lojtarit, në fakt, pret një rritje të ndjeshme në të rrogës mbi 10 milionë euro.

Alejandro Camano, menaxher i argjentinasit, ka thënë për ‘FcInterNews’:

“Lautaro Martinez ka dëshirë të qëndrojë tek Inter-i. Megjithatë, do të duhet të gjendet një marrëveshje që të kënaqë të gjitha palët e përfshira.

“Sigurisht, karriera e një futbollisti nuk është shumë e gjatë dhe situata e Martinez duhet të përshtatet me atë të merkatos.

“Ai vazhdon të më thotë që të mos dëgjoj asnjë klub tjetër, sepse ka dëshirë të qëndrojë tek Inter-i, por me kushtet e duhura”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat