Vora dhe trajneri 'ndajnë' rrugët

Futboll

Vora dhe trajneri 'ndajnë' rrugët

Më: 23 maj 2024 Në ora: 19:43
Pamje nga një atmosferë

Pasi dështoi që të ngjitej në “Abissnet Superiore”, klubi i Vorës ka filluar të bëjë ndryshime, teksa së fundmi ka ndarë rrugët me një nga trajnerët.

Isli Hidi nuk do të jetë më trajner i portierëve te Vora. Bashkëpunimi i ish-portierit dhe klubit të Vorës ka zgjatur vetëm 1 vit. Hidi ishte pjesë e Vorës si futbollist në sezonin 2022-2023, teksa menjëherë pas pensionimit vazhdoi punë si trajner portierësh, pikërisht në klubin që mbylli karrierën.

Lajmin për largimin e 43-vjeçarit e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një njoftimi në faqen zyrtare, ku shkruan:

“Futboll Klub Vora njofton largimin e trajnerit të portjerave Isli Hidi.

Klubi dhe lojtari kanë shtrënguar duart në fundin e këtij rrugëtimi. Falenderojmë Islin për kontributin e tij të palodhur dhe i urojmë suksese në të ardhmen e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat