Ndryshon emri i qendrës stërvitore?

Futboll

Ndryshon emri i qendrës stërvitore?

Më: 23 maj 2024 Në ora: 19:56
Foto ilustrim

Fondi amerikan “Oaktree” ka marrë zyrtarisht kontrollin e plotë të Interit, duke aktivizuar klauzolën e marrëveshjes që ka nënshkruar me “Sunning” disa vite më parë kur i dha hua 395 milionë euro.

Dhe duket se amerikanët duan të përshpejtojnë gjithçka që klubi të marrë identitetin e ri, duke zhdukur të gjitha gjërat që lidhnin zikaltrit me kinezët.

Takimi i djeshëm i përfaqësuesve të “Oaktrer” me Marotën dhe Antonelon, ka qenë vetëm për të vendosur bazat e para të bashkëpunimit, ndërsa në javët në vijim do të fillojë puna e mirëfilltë për të ristrukturuar klubin, duke larguar personat e besuar të “Sunning” për të vendosur në detyrë ata të fondit amerikan.

Ndërkohë, tranzicioni do të fillojë duke larguar të gjithë shenjat e dukshme që kinezët kanë lënë në klub.

Të parat janë ato të heqjes së shkrimeve dhe logove të ” Sunning” në ambientet e klubit dhe të qendrës stërvitore,

Kjo e fundit mbante emrin e kompanisë kineze, por do të riemërohet në mënyrë më të përshtatshme nga pronarët e rinj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat