Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që rrugëtimi i Kombëtares në Euro 2024 ka ndiqet nga një kolonë zanore. Për këtë arsye, i ka besuar reperit kosovar Capital T krijimin e këngës që do të shoqërojë kuqezinjtë në muajt në vijim.
Capital T, emri i të cilit është Trim Ademi, njihet prej shumë vitet në skenën muzikore shqiptare. Lidhja e tij me futbollin është e dyfishtë, jo vetëm si tifoz, pasi babai i tij është Agim Ademi, presidenti i federatës së Futbollit të Kosovës.
"Krenaria Kombëtare në Nota Muzikore!
FSHF është e lumtur t’ju bëjë me dije se kënga zyrtare e Kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2024 titullohet “Albania” dhe është realizuar në bashkëpunim me një nga artistët më të suksesshëm të muzikës shqiptare & më të pëlqyer, Capital T.
Një këngë që përfaqëson më së miri identitetin tonë kombëtar e që do të udhëheqë kuqezinjtë tanë në çdo moment përgjatë kësaj aventure të paharrueshme në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.
Ky bashkëpunim unik përfaqëson fuqinë e bashkimit dhe pasionit, që na karakterizon të gjithë si shqiptarë.
Le të festojmë së bashku këtë moment historik & të mbështesim ekipin tonë drejt suksesit! Forca Shqipëria!
Kënga do të publikohet më 30 maj",- njofton FSHF.